Dy të dyshuar po planifikonin sulm kamikaz në Kosovë

Kosovë&Rajon

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave për kryerjen e veprave penale, si moslajmërimi i veprës penale dhe shtytje për kryerjen e akteve terroriste.

Në aktakuzë, që është ngritur në Gjykatën Themelore të Pejës, thuhet se dy të dyshuarit kanë bashkëvepruar për një kohë të gjatë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sipas aktakuzës, R.A. në vazhdimësi në mënyra të ndryshme ka postuar mesazhe për publikun, me qëllim që të shtyjë kryerjen e aktit terrorist, në atë mënyrë që në rrjetin social Facebook në profilin e tij, ka postuar video-incizime, fotografi dhe komente, duke shprehur haptazi përkrahjen dhe simpatinë ndaj organizatës terroriste Shteti Islamik”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Po ashtu, i dyshuari R.A. i ka kërkuar të dyshuarin tjetër K.P. që të kryejë një sulm vetëvrasës në territorin e Republikës së Kosovës. Të dyshuarit ishin në kërkim për të gjetur të holla “për financim dhe disa vëllezër myslimanë për të organizuar një sulm vetëvrasës kundër shtetit, kundër Qeverisë”, thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit kanë pasur kontakte gjatë vitit 2017 me persona që kanë marrë pjesë në luftën e Sirisë dhe të cilët dyshohen se janë marrë me aktivitete terroriste.

ME TE LEXUARAT