Dy të arrestuar nga policia në Britani, po trafikonin emigrantë shqiptarë

Dy persona u vunë në pranga, ndërsa përpiqeshin të fusnin ilegalisht në Britaninë e Madhe 9 emigrantë që pretendojnë të jenë shqiptarë.

Siç raporton “The Guardian”, 8 burra dhe një grua u shpëtuan nga një gomone në ngushticën e Doverit teksa po kalonin kanalin e La Manashit.

Kliko per me shume info

Dy personat e arrestuar nga agjencia e krimit kombëtar po merren në pyetje. Ndërkaq, grupi i shqiptarëve do të trajtohet mbi bazë të rregullave të emigracionit, bënë të ditur autoritet lokale.

Një zyrtar i lartë i agjencisë deklaroi se incidenti tregonte rreziqet që lidheshin me përpjekjen për të kaluar kanalin në këtë mënyrë.

Ai tha se personat në gomone, kishin qenë shumë me fat që kishin shpëtuar. Operacioni i kërkimit dhe shpëtimit ku u përfshinë agjencia detare, forca kufitare dhe agjencia e krimit kobtar, nisi pas evidentimit të varkës pranë East Sussex. Emigrantët u nxorën në breg me një varkë shpëtimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.