"Lumë" droge nga Shqipëria drejt Italisë, në pranga 15 persona

Aktualitet

Autoritetet italiane kanë shkatërruar sot dy grupe kriminale të specializuara në trafikun e drogës.

Mediat italiane shkruajnë se hetimi ka nisur një vit më parë dhe çoi sot në arrestimin e 15 personave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Urdhër arrestet u ekzekutuan mëngjesin e kësaj të mërkure në Brindisi, Oria, Fasano dhe Catania.

Sipas mediave fqinje, gjatë hetimeve janë kapur sasi të mëdha marijuane, e cila mësohet se sigurohej nga Shqipëria.

Të arrestuarit, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur, akuzohen për disa vepra penale, si trafik droge, grabitje e posedim armësh./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT