Kapet drogë “Made in Albania” në Gjermani, 3 shqiptarë në pranga

Aktualitet

Një sasi e konsiderueshme kanabis sativa është kapur nga autoritetet gjermane, e cila kishte ardhur nga Shqipëria. Në pranga janë vendosur tre persona, të gjithë shqiptarë nga Kosova. Sipas mediave gjermane, kjo është një sasi rekord kanabisi për këtë rajon të qetë në Gjermani.

Zyrtarët e policisë lokale dhe prokurorisë janë shprehur, se është e pabesueshme se si kjo sasi droge ka ardhur nga Shqipëria për në qytetin e tyre të qetë, Trier.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia gjermane thotë se sasia e drogës së kapur është 1 kuintal. Edhe pse kjo sasi droge për shqiptarët është diçka normale, për gjermanët është cilësuar si rekord.

Të arrestuarit janë shqiptarë, njëri 39 vjeç, që është dhe kryesori dhe dy të tjerët të moshave 20 e 23 vjeç. Qyteti i Trierit në afërsi të Francës, duket se nuk është mësuar me sasi të tilla droge. Dy personat, 39 dhe 23 vjeç, janë mbajtur në burg, ndërsa i riu 20-vjeçar është lënë i lirë.

Të dy shqiptarët kanë dalë para gjykatës, ndërsa ende nuk ka një vendim ndaj tyre.

 

ME TE LEXUARAT