Drogë e armë, arrestohen tre shqiptarë në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga tre shqiptarë, të cilëve iu gjetën dhe sekuestruan drogë dhe armë.

Mediat italiane shkruajnë se hetimi nisi nga një 20-vjeçar shqiptar që punonte si banakier në një lokal të njohur në Barlassina të Milanos.

Kliko per me shume info

Ai ishte madje mjaft miqësor nga klientët dhe kishte njohje me ta, por shumë pak e dinin që ai kishte edhe një “punë” të dytë. Në pranga ranë edhe dy bashkëpunëtorë të tij. Gjatë kontrolleve në makinat dhe banesat e tyre, policia sekuestroi 12 kg kokainë, 4.5 kg heroinë, dy mitralozë, një pistoletë gjysmëautomatike, një revolver dhe municione.

Hetuesit konfiskuan edhe një shumë parash prej 8400 Euro. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë me dije nga policia. Hetimi vazhdon për të zbardhur tërësisht këtë veprimtari kriminale.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here