Droga në Maminas, biznesmeni nip i gjykatësit, ka ndryshuar mbiemrin

Aktualitet

Në puntatën e sotme të emisionit “Opinion” në “Tv Klan”, tema e debatit ka qenë: Kush fshihet pas 180 milionë eurove drogë?, ku gazetaja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje rreth drogës së kapur ditën e sotme në Maminas.

Lala tha se droga është identifikuar ende pa ardhur në Itali e ndërsa për biznesmenin Arbër Çekaj Lala tha se ka ndryshuar mbiemrin pas ardhjes nga Tropoja në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Droga është identifikuar para se të vinte në Itali. Itinerari ka qenë Kolumbi-Itali- Maltë – Durrës. Është porositur nga kompania Arbi Garden me administrator të vetëm Arbër Çekaj I cili pjesën më të madhe e kalon në Gjermani.

Arbër Çekaj është me origjinë nga Tropoja dhe mbiemrin e tij të origjinës e ka Kuliçi në vitin 1990 familja ka lëvizur nga Tropoja dhe ka ardhur në Manzë, xhaxhai i Arbër Çekajt një ish-gjykatës shumë i njohur bashkë me babain dhe xhaxhain tjetër kanë vendosur të ndryshojnë mbiemrin,” tha Lala.

ME TE LEXUARAT