Donte të fitonte azil jashtë shtetit, qëllon me armë shtëpinë e saj

Policia beson se një shtetase nga Mati ka orgaizuar një “atentat” ndaj vetes, duke qëlluar me armë zjarri ndaj banesës së saj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin German të Matit ku banesa e një 68-vjeçareje është qëlluar me armë zjarri duke u dëmtuar pjesërisht. Arsyeja besohet të jetë krijimi i një alibe për të përfituar azil jashtë shtetit.

LEXO EDHE:  Çfarë do të thotë xhaketa mavi e Merkel
Kliko per me shume info

Njoftimi i Policisë:

Më datë 08.02.2017, rreth orës 10:30,  është marrë informacion se  në fshatin German, Njësia Administrative Komsi, Bashkia Mat, është dëmtuar muri i banesës së shtetases M.B, 68 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar një vrimë në murin e kësaj banese, e cila dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

LEXO EDHE:  Hidhet në erë Audi i bardhë luksoz, pse donin ta eleminonin shoferin nga Elbasani?

Në rrugicën përballë me banesën u gjetën dy gëzhoja automatiku model 56.

Dyshohet se kjo ngjarje ka qenë stimul nga vetë të dëmtuarit me qëllim përfitim të azilit në një shtet të huaj, ku kjo shtetase ka jetuar si azilante dhe është kthyer në vendin tonë.

Po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit.

LEXO EDHE:  Mat, 30-vjeçari merr armën e kërcënon të dashurën 16-vjeç

Materialet do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here