Ambasadori Donald Lu “zbarkon” në Kryeministri, takohet me Ramën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu, ka shkuar mëngjesin e sotëm në Kryeministri, për të zhvilluar një takim me kreun e Qeverisë Edi Rama.
Nuk dihet ende tema e takimit, i cili ka nisur në zyrën e kryeministrit Rama prej orës 10:00.

Disa ditë më parë, ambasadori Lu u përcolli një mesazh politikanëve, policëve dhe prokurorëve, ku i kërkonte rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kliko per me shume info

“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak. Ambasadori Donald Lu”, shkruhej në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare në “Facebook” të Ambasadës Amerikane në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here