Donald Lu godet ashpër Adriatik Llallën: Dorëheqja nga vetingu nuk e shpëton nga hetimi

Ambasadori amerikan ne Tirane Donald Lu, ka folur per ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla i cili te shtunen dorëzoi kërkesën për t’u tërhequr nga e drejta e emërimit në Gjykatën e Apelit, e njëherësh iu drejtua edhe organeve të vettingut me kërkesën për të mos iu nënshtruar këtij procesi. Teksa e ka konsideruar këtë si një akt individual, Ambasadori Lu thotë se spastrimi i drejtësisë nga të korruptuarit, është një arritje.

“News 24” e pyeti ambasadorin amerikan Donald Lu për këtë veprim të ish-kreut të akuzës, që jo pak herë është bërë pjesë edhe e fjalimeve kritikuese të zyrtarit të lartë amerikan.

Kliko per me shume info

“Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar e të paaftë, është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet”, tha ambasadori Lu.

Në vijim të interesimit të “News24” për Llallën, kryediplomati amerikan në vendin tonë heq dyshimet nëse pas tërheqjes nga sistemi do t’i nënshtrohet ose jo procesit të vetting-ut.

“Tërheqja nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetting-u, duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale”, theksoi ambasadori.

Mandati i Adriatik Llallës përfundoi më 7 dhjetor 2017, pas qëndrimit në krye të organit të akuzës për 5 vite. Gjatë procesit të zëvendësimit të tij me një prokuror të përkohshëm, ishte sërish Donald Lu që foli ashpër. Ai tha se Shqipëria duhet të zgjedhë një kryeprokuror, që të mos mbrojë më politikanët e korruptuar, duke iu referuar indirekt Adriatik Llallës, që sipas ambasadorit ka mbyllur çdo dosje korrupsioni.

1 COMMENT

  1. kush je ti qe kercenon te tjeret?ti je nje i korruptuar.nuk fole asnje fjale per droge,per ps qe mbrojti trafikantin tahiri,per zgjedhjzn e prokurores ne shkelje te kushtetutes dhe pa veting.mos harro se ika akoma dosjet e benkers ku parfshihesh edhe ti .je bere qesharak e objekt humori ti bashke me vllahutinin ka ardh koha te zhdukeni

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.