Përgatitej të hidhte në treg 20 mijë dollarë false, arrestohet 44-vjeçari

Aktualitet

Policia ka vene ne pranga një 44-vjeçar nga Elbasani pasi është kapur me 20 700 dollarë, të dyshuara si të falsifikuara.

Sipas Policisë së Elbasanit, Taulant Dubali u kap me kartëmonedha me prerje njëqindëshe, gjatë operacionit të koduar “Start 2018”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Operacioni dhe hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë aktivitet kriminal.

ME TE LEXUARAT