Goditja e grupeve kriminale, ja çfarë firmosën Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka firmosur një memorandum bashkëpunimi me kryeprokuroren Arta Marku për vendosjen në zbatim të aksionit kombëtar “Forca e Ligjit”.

Nënshkrimi i dokumentit u bë mëngjesin e të premtes në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme.

Kliko per me shume info

Sipas asaj çka kanë firmosur dy zyrtarët, memorandumi përcakton krijimin e Task Forcës qendrore që do të ekzekutojë operacionin forca e ligjit. Sipas marrëveshjes, për këtë qëllim, prokuroria do krijojë seksione të vecanta në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Fier, Korcë, Gjirtokastër e Lezhë, kompetenca e këtyre sektorëve do të jenë hetimi i krimit të organizuar, trafikut të drogës, korrupsionit, krimeve ekonomike dhe krimeve të kryera nga zyrtarët. anëtarët e këtyre strukturave do të jenë prokurorë të verifikuar në bashkëpunim me SHISH, ILKDPKI dhe DSIK.

Para emërimit në këta sektorë, prokurorëve do tu verifikohet pasuria dhe integriteti ndërkohë që marrëveshja ngarkon Ministrinë e Brendshme të sigurojë mjete pune dhe ambiente për pokurorët dhe trupën operacionale. Po kështu dikasteri i drejtuar nga Fatmir Xhafaj ngarkohet të bashkëpunojë ngushtë me prokurorët e sektorëve që do krijohen në Tiranë e rrethe për aksionin forca e ligjit dhe të bëjë ruajtjen fizike dhe garantimin e sigurisë për prokurorët që do të punojnë në strukturat e zbatimit të aksionit forca e ligjit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.