Digjet makina e ish-kryetarit të PD në Tepelenë, dyshohet për shkak të detyrës

Aktualitet

Makina e avokatit Xhafer Meçe, anëtar i PD në këshillin bashkiak të Tepelenës, është djegur gjatë natës së të mërkurës, rreth orës 02:00.

Policia dyshon se zjarrvënia është e qëllimshme pas zjarri nuk ka ardhur nga ndonjë defekt teknik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se në momentin e ngjarjes, makina e Meçës ndodhej e parkuar poshtë banesës së tij.

Fillimisht autorët kanë thyer xhamin e mjetit, dhe më pas i kanë vënë flakën. Xhafer Meçe ngre dyshime se zjarrvënia ka ndodhur për shkak të detyrës së tij si avokat.

Më herët, Meçe ka qenë kryetar i PD në Tepelenë, dhe aktualisht është anëtar i Kryesisë së kësaj force politike.

ME TE LEXUARAT