Dieta efektive me lëng limoni dhe majdanoz për të humbur peshë

Soft

Limoni dhe majdanozi janë dy përbërës që nëse kombinohen sëbashku mundësojnë jo vetëm humbje të peshës, por edhe të mira për shëndetin e përgjithshëm. Limoni përmban acid citrik dhe është diuretik ndërsa majdanozi shërben për të eliminuar dhe djegur dhjamin e akumuluar në një pjesë të trupit.

Prandaj, ky ilaç natyral është ideal për të eliminuar yndyrnat e grumbulluara, dhjamin në zonën e barkut, kofshëve ose krahëve. Përgatitja e këtij lëngu është e thjeshtë, sepse duhet vetëm të përzieni përbërësit dhe të shtoni selino me mjaltë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Limoni për të humbur peshë

Komponentët ushqyes të limonit e bëjnë atë perfekt për tu shtuar në dieta, megjithëse këshillohet që përpara konsumimit, ta diskutoni me mjekun ose dietologun. Limoni përmban ujë, flavonoide, pektina, kalium, magnez, fosfor dhe përveç kësaj përmban pak kalori.

Limon është një diuretik natyral dhe pastrues shumë i fuqishëm, kështu që ndihmon në eliminimin e toksinave, yndyrave dhe lëngjeve. Acidi citrik në përmbajtje të tij favorizon funksionimin e enzimave që stimulojnë funksionin e duhur të mëlçisë.

Vetitë e majdanozit për të humbur peshë

Përbërësi tjetër që ne rekomandojmë, për t’ju ndihmuar të humbni disa kilogramë është majdanozi. Kjo barishte e përdorur zakonisht në kuzhinë përmban apiol, hekur, kalium, zink, mangan, magnez, kalcium dhe vitamina A, B, C dhe E. Falë kësaj përbërje, majdanozi mundëson humbjen e kilogramëve të tepërt.

Si u përgatisni ujë limoni me majdanoz për të humbur peshën

Kjo përbërje është përdorur për vite të tëra për lehtësimin e tretjes, për të pastruar trupin dhe për të humbur peshë. Për të përgatitur ujë me limon dhe majdanoz ju duhen vetëm këto përbërës:

Përbërësit:

1 litër ujë të ngrohtë,

lëngu i 1 limoni,

pak majdanoz.

Përgatitja:

Pasi të jetë ngrohur uji, shtoni majdanoz dhe lëngun e limonit.

Më pas i lini të ftohen dhe mund t’i shtoni mjaltë.

Është mirë të konsumohet disa herë në ditë për të patur rezultatet e dëshiruara!

 

ME TE LEXUARAT