Dhunonte gruan dhe ngacmonte kunatën, arrestohet polici në Tiranë

Një punonjës policie është vënë në pranga në Tiranë, pasi është denoncuar nga bashkëshortja për dhunë, ndërsa kunata e tij e ka denoncuar për ngacmime.

Burime nga Ministria e Brendshme thanë se efektivi me inicialet A. Sh., 28 vjeç është prangosur gjatë një operacioni policor të organizuar nga agjentët e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Kliko per me shume info

Punonjësi i policisë ishte denoncuar për dhunë nga gruaja e tij. Por siç duket 28-vjeçari kishte vendosur që të ngacmonte edhe kunatën e tij.

Këto akuza e kanë çuar në pranga 28-vjeçarin me inicialet A. Sh., punonjës policie në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here