Ekzekutimi i Devi Kasmit, ja pse u la në burg Mario Meshini

  • Mario Meshini, 25-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit, do të vijojë të qëndrojë në paraburgim. Gjykata e Tiranës vendosi dje ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, shkruan “Panorama”.

    Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Meshini ka mohuar akuzën. Ai ka kërkuar të lirohet nga qelia, duke këmbëngulur se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Kasmit.

    Kliko per me shume info

    Para gjyqtares Ardiana Bera, 25-vjeçari ka pohuar njohjen miqësore me viktimën, por ka përjashtuar çdo përfshirje të tij në ngjarjen kriminale. Në të njëjtën linjë ka qëndruar avokati i tij mbrojtës, sipas të cilit, akuzat e ngritura ndaj klientit të tij ishin të pabazuara.

    Sipas avokatit, nëse Meshini do të ishte i përfshirë në ngjarje, nuk do të përdorte motorin e targuar në emër të tij, nuk do të përdorte telefonin e tij dhe nuk do të shkonte në shtëpi pas krimit.

    I kundërt ka qenë qëndrimi i përfaqësuesit të akuzës, i cili ka shprehur dyshime se Meshini është personi që ka nxjerrë në pritë viktimën. Në dëshminë e tij, Meshini ka pohuar se ka qenë i pranishëm në momentin që është vrarë Kasmi, madje, autori, për të cilin ai bëri edhe një përshkrim që rezultoi i saktë, i ka drejtuar edhe atij armën, por nuk e ka qëlluar.

    Por si rrethanë rënduese për të, akuza ka përdorur faktin që ai është larguar nga vendi i ngjarjes. Madje, duke vepruar sikur nuk kishte ndodhur asgjë, ai edhe ka darkuar me miqtë e tij në një restorant. Kjo do të mjaftonte në fakt, që ai të akuzohej vetëm për “moskallëzim krimi”.

  • LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here