Deulofeu: Tek Barça luan nëse je mik me Lionel Messin

Sulmuesi spanjoll i katalunasve i ka thënë mikut të tij që vesh fanellën e Los Blancos, se në Camp Nou luan vetëm ai që ka miqësi me asin argjentinas, pesë herë fitues i Topit të Artë.

Gerard Deulofeu raportohet t’i ketë thënë mikut të tij, që luan për Real Madrid, Dani Ceballos, se tek Barcelona luajnë vetëm ata që kanë mik Lionel Messi.

Kliko per me shume info

Sulmuesi i blaugranave nuk po kalon edicion aspak të mirë në Camp Nou, për shkak të minutave të pakët në fushë, gjë që mund ta ketë shtyrë t’ia thotë këtë mikut të tij, transmeton Klan Kosova.

Sipas Diario Gol, ky mesazh i është dërguar Ceballos përmes Whatsapp, ndërsa publikimi i tij ka shkaktuar bujë të madhe; e mbetet të shihet nëse do të ketë edhe pasoja për Deulofeu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.