'Deti', Bushati: Shqipëria merr hapësirën e humbur në 2009

Politikë

Kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati e quan marrëveshjen e re për Detin me Greqinë, si marrëveshje më të mirë se ajo e 2009-ës e firmosur nga Berisha dhe Karamanlis, pakt ky i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese për cenim të sovranitetit. Bushati tha te 5 pyetjet nga Babaramo se me marrëveshjen e re Shqipëria përfiton hapësirën detare të humbur 9 vjet më parë si dhe më shumë zonë ekskluzive ekonomike.

"Me marrëveshjen e 2009 Greqia ka përfituar hapësirë detare ndaj Shqipërisë. Me marrëveshjen e re, atë hapësirë detare të marrë padrejtësisht në 2009, të mos e marrin. Ajo marrëveshje ka qenë e ndërtuar keq, jemi konsultuar me ekspertë italianë dhe norvegjezë dhe diskutimet kanë nisur që në 2015.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me marrëveshjen e re, Shqipëria do përfitojë nga të gjitha drejtimet. Do kemi një marrëveshje disa herë më të mirë se marrëveshja e 2009, qoftë sa i takon hapësirës detare, por edhe zonës ekskluzive ekonomike. Është një marrëveshje që i jep Shqipërisë det më shumë, më shumë hapësirë ekonomike. Dhe kjo është një marrëveshje më e mirë, apo jo?", u shpreh Bushati i cili akuzoi opozitën se po sulmon marrëveshjen në një kohë kur duhet të kërkojë ndjesë për marrëveshjen e 2009.

 

ME TE LEXUARAT