Detajet/ Maskat u dalin në mes të rrugës, grabisin me armë makinën e çiftit Sinanaj në Lezhë

Dy persona të maskuar kanë ndaluar dhe grabitur një automjet në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rrugës për në Patok dhe me automjet ndodheshin një çift, drejtuesi S. Sinanaj dhe bashkëshortja e tij.

Mësohet se autorët ende të paidentifikuar ishin të maskuar dhe me armë. Ndërsa fillimisht ata e kanë ndaluar mjetin dhe më pas nën kërcënimin e armës i kanë grabitur çiftit një sasi të madhe parash.

Kliko per me shume info

Policia po punon për kapjen e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.