Detajet/ Dy kandidatet në radhë pas dorëheqjes së Halimit, takohen me Bashën

Para se deputeti demokrat Eduard Halimi të dorëzonte mandatin, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka thirrur në zyrën e tij dy kandidatet në radhë që mund të zëvendësojnë Halimin.

Burime nga Partia Demokratike, thanë se Lulzim Basha ka qenë në dijeni të vendimit të Eduard Halimit para se ai ta bënte publik, pasditen e sotme. Të njëjtat burime shprehen se Lulzim Basha, ka thirrur në zyrën e tij që të dy kandidatet në radhë, Juvina Jani dhe Monika Qose rreth mesditës së sotme.

LEXO EDHE:  A do të rikandidojë Erion Veliaj si kryetar bashkie? Ja çfarë thote Kryeministri Rama
Kliko per me shume info

Pas dorëheqjes së deputetit Halimi, Juvina Jani doli publikisht me anë të një postimi në rrjetet sociale, se nuk do ta pranonte mandatin për shkaqe familjare.

Zonja Monika Qose,  u shpreh se, “Jam e nderuar dhe e vlerësuar dhe do ta mirëpres, në rast se më ofrohet zyrtarisht”.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here