Deputetja e PD e pyet "pse heshte për Tahirin e kanabisin", përgjigjet Vlahutin

Aktualitet

Partia Demokratike me anë te deputetes Albana Vokshi i kërkoi sqarime delagacionit të BE-së për heshtjen lidhur me çështjen Tahiri.

Sipas Vokshit, nëse Ambasadorja Vlahutin do të kishte folur hapur për këtë çështje mund të kishte rritur kredibilitetin e humbur të delegacionit të BE-së për një çështje tjetër tejet sensitive për vendin si ajo e kultivimit të kanabisit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në përgjigjen e saj Vlahutin tha se për Tahirin presin rezultate konkrete nga Prokuroria, ndërsa lidhur me kanabisin tha se në 2017 ka pasur një ulje dramatike të kultivimit dhe se presin si do të jenë rezultatet për 2018.

Deklaratat u bënë në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE që po mbahet në Tiranë.

Vokshi: Ndërsa prokuroria për krime të rënda kërkoi heqjen e imunitetit për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, kryeminstri Rama, Ministri Xhafaj, kryetari i komisionit të Ligjeve Manja, të gjithë në PS sulmuan prokurorët duke deklaruar përveç të tjerash se ata duhet të pushohen nga puna. Prokurorët reaguan se janë kërcënuar personalisht por edhe me procesin e vettingut.

Delegacioni i BE mbeti i heshtur. A mendoni ju që nëse do të ishte folur hapur për këtë çështje në favor të luftës kundër krimit, korrupsionit, pandëshkueshmërisë, delegacioni i BE do të kishte rifituar disi edhe kredibilitetin e humbur për shkak të një heshtje të gjatë edhe për një çështje tejet të rëndësishme dhe kritike për Shqipërinë siç është ajo e narkotikëve.

Vlahutin: Keni bërë pyetje në lidhje me heqjen e imunitetit, nëse vendimi i parlamentit për heqjen e mandatit për arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm. Heqja e imunitetit është një përgjegjësi sovrane e Parlamentit të Shqipërisë. Dhe ajo çfarë ne presim është që institucionet gjyqësore të funksionojnë mirë. Ne presim me padurim që çështja nga ana e prokurorisë të përfundojë dhe çështja çohet në gjykatë. Ne po monitorojmë shumë afër gjithë procesin dhe presim me padurim rezultatet. Rezultatet të bëhen publike sa më shpejt.

Lidhur me kultivimin e kanabisit, mendoj se është e rëndësishme si për qytetarët shqiptarë edhe për shtetet anëtare të BE dhe institucionet europiane, keni treguar...Kujtoj një grafikë të konfiskimeve, kjo do të thotë me logjikë se është mirë, kemi një zbatim më të mirë të ligjit. Ju ngatërrova pak nga ideja se ne mendojmë që italianët gënjejnë, absolutisht e kundërta. Ne varemi shumë në informacionin e shumtë që kolegët tanë italianë nga Guardia di Finanza na japin. Nëse ju kujtohet ka një mision në disa vite, BE po kontribuon dhe financiarisht për këtë mision. Kultivimi i kanabisit në Shqipëri është një problem i hershëm. Aksioni në Lazarat, atje prodhoheshin 900 tonë në vit, ky problem është luftuar.

Nuk u provua që të zhdukej. Në fund të 2016 Guardia di Finanza ka sjellë fakte se kultivimi është në rritje, i kemi kërkuar qartazi qeverisë që të përpunojë një strategji të saktë për luftën kundër kanabisit. Në 2017 ka pasur një ulje dramatike, jemi të kujdesshëm dhe po presim të shikojë si do të jetë 2018. Për ne është shumë e rëndësishme nisur nga eksperienca e Lazaratit të kemi qëndrueshmëri të madhe në këtë luftë dhe po presim rezultatet e mbikqyrjes për 2018.

ME TE LEXUARAT