Deputetja nxjerr emrat: Ja ministrat e Ramës që duhet të ishin pas hekurave

Politikë

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka reaguar përmes një statusi në Faceboook pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe asaj të Elbasanit për të lënë në burg ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika, i cili vjen nga radhët e LSI.

Mehmetaj thotë se frika që ka kapur Ramën po nxjerr në shesh uzurpimin që i ka bërë sipas saj institucioneve të drejtësisë. Mehmetaj thotë se Tahiri, Gjiknuri, Beqja dhe të tjerë ministra duhet të ishin sot në burg.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Statusi i plotë i Kejdi Mehmetaj:

Frika që ka kapur Edi Ramën po nxjerr në shesh uzurpimin që i ka bërë institucioneve të drejtësisë.

Asgjë që KM po bën nuk do e ndalojë popullin të tërhiqet nga rruga që ka nisur për ta hequr atë nga karrigia që po mban peng.

Gjyqet politike që ka nisur nuk i mbulojnë dot dosjet që po lë në heshtje prokuroria e kapur.

Tahiri, Gjiknuri, Beqja, të tjerë ministra dhe Rama vet do duhej të ishin sot mbas hekurave.

As arrestimet në mes të natës, as urdhri i prerë që ditën e diel të vazhdoheshin sulmet politike, nuk fshehin dot zullumet e kësaj qeverie të cilës gjella e tepsisë u është djegur e tymi është shpërndarë gjithandej.

Zoti. Xhika do e provojë pafajësinë e tij përballë drejtësisë, po ju o peshqit e mëdhenj çdo ju mbetet përpara popullit !?

ME TE LEXUARAT