Deputetja e LSI e indijuar para gazetarëve: Mazhoranca theu kodin e etikës

Deputetja e LSI, Nora Malaj është shprehur e indijuar para gazetarëve, teksa tregon se në seancën e sotme deputetë të mazhorancës kanë thyer kodin e etikës dhe kanë filluar të përdorin ndaj grave të parlamentit shqiptar ngacmim seksist.

“Nëse do kishit dëgjuar se çfarë fyerje u bënë deputetët e pozitës, deputeteve të opozitës do kishit kuptuar se kodi i etikës ka mbaruar dhe ka filluar kodi i luftës dhe ngacmimi seksist në parlamentin shqiptar”, tha Malaj, pas mbarimit të fjalës së Taulant Ballës, i cili u pengua të fliste normalisht para gazetarëve nga dy deputetet e LSI, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here