FOTO/ Deputetja e PD-së i tregon derën e burgut Gjinkurit, ja si reagon Rama

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, duke folur për atë çka ajo e konsideron aferë korruptive në lidhjen me koncesionet për inceneratorët, u kujtoi ministrave të PS-së se burgu 313 është gati.

I pranishëm në seancën e sotme ka qenë edhe kryeministri Edi Rama. Në këto foto të LSA shfaqet mimika në fytyrën e tij teksa Tabaku flet në foltore.

Kliko per me shume info

“I nderuari Pjetër Arbnori ka thënë këta nuk janë ‘socialistë janë specialistë’. Ministri sapo pranoi që kemi shkelur ligjin, inceneratorin e Elbasanit ja kemi dhënë një kompanie pa procedurë, kompania kishte 1 mln euro asete dhe një javë pas koncesionit bleu makineritë 15 mln euro. Vetëm 2 ditë më parë më kanë sjellë një dosje, që nëse është dosja e plotë unë s’kam ca të them, veçse burgu 313 është gati. Një kompani me një dhomë e një kuzhinë ka marrë një koncesion me 180 milionë euro. Si ka mundësi që një kompani i merr 3 koncesione? A do ndodhte kjo nëse tenderi do ishte ndërkombëtar?”, tha Tabaku.

Sipas Tabakut “njëra prej kompanive që ka fituar koncesionin e inceneratorëve është e regjistruar në Parajsat Fiskale të Vendeve të Ulëta (Holandës) duke shtuar edhe më dyshimin për një aferë korruptive që do të ketë pasoja të rënda jo veç në financat e buxhetit të shtetit, por edhe në shëndetin e shqiptarëve. Sot, kompania që ka fituar në mënyrë të dyshimtë koncesionin e inceneratorëve ka përfituar nga buxheti i shtetit 5.2 milionë euro për impiantin e mbetjeve në Fier, ndonëse ky i fundit nuk ka nisur akoma punën e banorët janë në protestë. Gjithashtu nga të dhënat e kontratës të bëra publike rezulton se qeveria do të detyrojë OSHEE që të blejë me një çmim të përcaktuar energjinë nga ky ent. Rrjedhimisht, shoqëria koncesionare do të përfitojë edhe nga shitja e energjisë elektrike, përpos përfitimeve të tjera, duke rënduar eventualisht edhe me rritjen e çmimit të energjisë për publikun”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.