Deputeti i PS vargje prekëse për ish drejtoreshën e LSI: Nuk ka as traget e as banesë të fundme që të mer

Nga Erjon Brace

Luzh!
Po e nis diten me ty!

Kliko per me shume info

E djeshmja ishte e trishte, shume.
Prej mengjesit kur dikush me tha se ti u ndale,
thjesht kam kerkuar per ty;
nje foto te hershme ne rremujen e gjerave qe jane gjithnje ashtu kur nuk kane lidhje me punen, te perditshmen.

E kujtoj por nuk e gjeta!
Prej mars- prillit te 1992-shit ka kaluar shume kohe;
ka brenda gjera te bukura, te veshtira por te bukura kur i mendoj,
politike, vendosmeri, zgjedhje, pasion, miqesi, emocion, gezim, lot, fitore, meri, ikje, ardhje, largesi, heshtje.
Te gjitha te vendosura radhe radhe ne nje fill qe pavaresisht te gjithave nuk keputet, eshte aty, nga ty tek une, plote te tjere qe atekohe ishim bashke, here pak e here te tjera me shume,
here ne hare e here ne trishtim, per gjerat qe nuk ndryshonin, punet qe nuk ecnin, fitoret qe i vidhnin, betejat qe i fitonim, guximin qe shtynte ne cdo rruge e shesh, gezimin qe harbonte gjithandej pastaj.

Ti ishe aty!
Si rrokullime, natyrisht!

Ketu do jesh!
Nuk ka as traget e as banese te fundme qe te merr.
Do shihemi nje dite Luzh!

Deri atehere harroje vuajtjen e tmerrshme,
kujto gjerat e bukura qe atje lart vlejne!

Per doktor Dinen, nen Shkencen, Linditen e mire!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.