Deputeti i PD-së përjashtohet nga seanca, reagon Taulant Balla: I shkreti Spaho

Kliko per me shume info

Deputeti i PD Edmond Spaho u bë shkaku i tensioneve të sotme në Kuvend.

Spahos iu ndërpre fjala në foltore dhe më pas kreu i Kuvendit Ruçi e përjashtoi atë nga seanca. Deputetit iu ndërpre fjala pasi nisi të flasë për ekstradimin e Nezar Seitajt.

Kliko per me shume info

Në një intervistë LIVE për ERTV kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, e quajti të ezauruar çështjen e ekstradimit, dhe sipas tij nuk ishte aspak e nevojshme të diskutohej përsëri.

“I shkreti kolegu im Spaho, nuk e dinte që interpelanca nuk i ishte drejtuar kryeministrit por Ministrisë së Drejtësisë”.- kështu është shprehur Balla gjatë intervistës.

Sakaq, ka akuzuar opozitën që po pengon angazhimin e qeverisë për realizimin e reformës në drejtësi.

Më shumë nga reagimi  e Taulant Ballës:

Sa i përket kësaj tullumbaces së ektradimit, duhet të kuptoni, që personi në fjalë është arrestuar si pasojë e një urdhri të Prokurorisë së Katanjës. Më e rëndësishmja është se nuk është liruar, ka shkuar për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria italiane. Sapo ti duhet drejtësisë shqiptare mund të kthehet në Shqipëri.

Ndërkohë që dua t’ju them se kjo çështje do sqarohet më së mirë të enjten e ardhshme. Nëse Ministria e Drejtësisë do të kishte bërë të kundërtën, sikur mos ta kishte miratuar, barkas do ti kishe ata të opozitës ,shtrirë, do mblidhnin 300 veta maksimumi sa mblodhën në 27 janar.

Nëse nuk do ekstradohej opozita do kishte hyrë në grevë urie. Çfardo që të bëjmë ne këta do thonë pse nuk bëjnë të kundërtën. Sot investitori më i madh në botë vjen të investojë në Shqipëri, dhe del një grupim dhe është kundër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.