Deputeti i PD: Rama-Tahiri rikthyen në polici 320 policët që u larguan me kërkesë të SHBA
Lajmifundit
/
19 Shkurt 2018, 19:47
Politikë
Deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se Policia e Shtetit është në gjendjen e saj më të errët. “Në vend të kriminelëve, kemi drejtues policie në kërkim”, tha Noka, i ftuar në studion e Faxnews.
Deputeti i PD-së, njëherëz nënkryetar i Komisionit parlamentar të Sigurisë, tha se për degradimin dhe kanabizimin e policisë, opozita bën përgjegjës vullnetin politik të kryeministrit Rama dhe ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.