Deputeti i LSI në Gjirokastër, thirrje urgjent për ndërhyrje nga shteti: Po rrezikohen jetët e banorëve

Deputeti i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, ka reaguar në lidhje me përmbytjet dhe shkatrimet e fundit që kanë ndodhur si pasojë e motit.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë strukturave përkatësi për ndërhyrje urgjente pasi po rrezikohen jetët e banorëve.

Kliko per me shume info

Mesazhi i Tavos:

Situatë e rënduar në qarkun e Gjirokastrës. Shumë familje rrezikojnë jetën në rrëshkitjen e dheut në një pallat në Kodrën e Shtufit (rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër në Gjirokastër). Probleme me ujin e pijshëm dhe energjinë elektrike, rrugë të bllokuara. Në Dropull 6 fshatra janë tërësisht të bllokuara pavarësisht rrugëve provizore të hapura nga Bashkia. Ura e Llongos dhe Koshovicës të dëmtuara. Në zagori ura e Hoshtevës, monument kulture, është rrënuar. Nuk ka asnjë ndërhyrje. Në Zhulat edhe Dropull nuk ka energji elektrike. Është përmbytur nënstacioni i vjetër në Gjirokastër. Në Memaliaj rrezikohet uji i pijshëm për shkak të reshjeve të rënda. Situata në mbarë qarkun e Gjirokastrës është alarmante. I bëj thirrje qeverisë e institucioneve të pushtetit qendror, emergjencave civile e çdo autoriteti përkatës të ndërhyjnë në mënyrë urgjente pasi po rrezikohet jeta e banorëve. Bashkia e Gjirokastrës e Dropullit e të tjera janë në terren për të ndjekur situatën por kjo gjendje tejet e rënduar shkon përtej kapacitetit që mund të përballojnë këto bashki. Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga pushteti qendror i cili deri më tani nuk ka bërë asnjë veprim e nuk ka reaguar aspak për këtë katastrofë ku gjendet qarku ynë. Në emër të çdo banori të rrezikuar nga kjo gjendje i bëj thirrje qeverisë të ndërhyjë urgjentisht.

LEXO EDHE:  SUPERVJEDHJA NË FIER/ E zonja e shtëpisë: Si na i grabitën dy të njohurit tanë 110 milionë lekë dhe makinën luksoze

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here