Deputeti gjerman: Kapni “peshqit e mëdhenj” të hyni në BE, Tahirit ti hiqej imuniteti

Deputeti i Bundestagut gjerman Thorsten Frei, raportues për Shqipërinë në grupin parlamentar të CDU-së deklaroi sot ne Tirane se Shqipëria duhet të kapë “peshqit e mëdhenj”, si provë e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Për peshqit e mëdhenj mbetet për të parë nëse ka vërtetë goditje reale ndaj krimit të organizuar në përmasa të mëdha, të konsiderueshëm, kjo nuk është në mënyrë të mjaftueshme”.

Kliko per me shume info

Mbi ligjin nuk mund të jetë askush, theksoi ai në një konferencë për shtyp në Tiranë, teksa u shpreh se parlamenti nuk duhet ta kishte mbrojtur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Kam ndjekur rastin e Tahirit dhe deri në ç’masë dhe si është trajtuar ky rast në politikë, është një problem i madh që nuk është arritur që në parlament kjo duhet të kishte ndodhur për të hequr imunitetin pa diskutime të mëdha, nuk ka arsye pse të mbrohen persona të caktuar nga pikëpamja politike, para ligjit janë të gjithë të barabartë.

Ky rast është vërtet i rëndësishëm kur bëhet fjalë për pyetjen: kush janë arritjet konkrete dhe nëse është e gatshme Shqipëria të mos ndalet tek emrat e politikës”?

Megjithatë deputeti gjerman vlerëson hapat që janë hedhur nga Shqipëria në disa nga prioritetet kyçe për integrimit. Një tjetër çështje ku kërkoj ecuri pozitive është dhe reforma zgjedhore. Frei lajmëron se një tjetër koleg i tij nga CDU do të vizitojë Tiranën përpara qershorit kur pritet të jepet vendimi për çeljen e negocitave nga Komisioni Europian.

Nëse do të ketë ecuri pozitive në këto muaj që ai e cilëson si vendimtare atëherë ai personalisht mendon se Shqipëria e meriton të jetë pjesë e unionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here