Denoncimi: Një person vdes në aksident, eksperti nxjerr fajtor “Zotin”

Aktualitet

Një denoncim i ardhur në redaksinë e emisionit Boom ka nxjerrë në pah një ngjarje sa tragjike, aq edhe absurde dhe abuzuese me drejtësinë.

Vetëm pesë muaj më parë në aksin Levan Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi i Cakranit ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e 46 vjeçarit Ajet Yzeiraj, i cili udhëtonte në bashku me një shokun e vet në makinën mercedez benz me targa AA564LS.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata janë përplasur nga mjeti Land Rover me targë AA007RB që drejtohej nga shtetasi Arben Avduli. I plagosur nga ky aksident ka mbetur edhe shtetasi Alket Mehmetaj që ndodhej në makinën e Avdulit. Vëllai I viktimës, Dashnor Yzeiraj ngre shqetësimin se provat po manipulohen. Sipas tij i vëllai po ecte me shpejtësi tepër të ulët 28km ne orë, ndërsa makina  qe e përplasi  me 150 km në orë. Këtë pretendim, e dëshmon në fakt edhe personi që ishte atë ditë në makinën e aksidentuar. “Ne po vinim nga Fieri dhe pamë që një makinë e bardhë po ecte në drejtim të çrregullt dhe po vinte drejt nesh. Ajeti ishte me shpejtësi shumë të ulët dhe tha: 'Mos se na vrau' dhe sa mbaroi fjalën, shoferi I Range doli nga korsia e tij dhe na goditi përballë. Ajeti ngeli i vdekur në vend.

Pasi makina na goditi dhe na hodhi në kanal, vazhdoi të ecte edhe 80 metra derisa goditi derën e një subjekti privat.

Në  sipërfaqen e rrugës nuk kishte shumë ujra dhe makina që na goditi për mendimin tim e kishte shpejtësinë rreth 150 km në orë. Këtë e kam dëshmuar dhe në prokurori”, thotë ai.

Por ç’ndodhi? Si u lirua brenda 24 orëve personi që shkaktoi aksidentin? Ka dy ekspertiza. Një nga oficeri i policisë gjyqësore që thotë se në vendngjarje ka pasur “rreshje të imta shiu” dhe raporti tjetër, nga eksperti I Prokurorisë së Përgjithshme  Edmond Kazazi që shkruan se “Rënia e shirave ishte me intensitet të lartë”.

Por pavarësisht përpjekjes për t’ia lënë shkakun e aksidentit faktorëve të jashtëm, gazetarja e Boom në vengjarje ka vërejtur se rruga nuk mban lagështi, pasi është e formës kurriz peshku si dhe anash rrugës ka kanale kulluese. Po ashtu, nëse marrim të mirëqenë se shpejtësia e automjetit Land Rover ishte 72 km orë sipas ekspertizës, ka pasur të gjithë mundësitë të manovronte dhe frenonte, aq më tepër një shpejtësi e tillë nuk mund të katandisë një benz gati 2 tonësh gati tërësisht të shkatërruar. Vëllai i viktimës kërkon veç drejtësi, sepse me atë raport auto-teknik që fajëson “Zotin”, është e vështirë të përfitohet siguracioni i jetës. Familja kërkon nga prokuroria që të pranojë kërkesën e familjarëve për ri inspektim dhe nga trupi gjykues të shohë faktet siç janë.

 

ME TE LEXUARAT