Denoncimi në Polici: Ai më ofroi një pije, më mori në makinë, pastaj më përdhunoi

Një grua rumune ka kallëzuar një shqiptar në policinë e Heraklion në Kretë të Greqisë, se ka tentuar të përdhunojë, raportojnë sot mediat lokale.

30-vjeçarja ka thënë në polici se ishte në një bar, kur një burrë i panjohur dhe i ofroi një pije.

Kliko per me shume info

Më pas, ai i propozoi që të largoheshin nga bari për të shëtitur me makinën e tij. Vajza pranoi. Teksa ishin në makinë të dy, 43-vjeçari shqiptar nisi të bëjë veprime “të pahijshme” ndaj vajzës, megjithëse kjo e fundit e ka kundërshtuar.

Në një moment, ajo largohet nga mjeti dhe shkon në polici për të bërë kallëzim. 43-vjeçari u identifikua dhe u vu në pranga për tentativë përdhunimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.