Dënohet me vdekje vrasësi serial

Bota

Një gjykatë në Pakistan ka dënuar me vdekje, vrasësin serik Iram Ali, të cilin e ka gjetur të fajshëm për vrasjen e tetë fëmijëve, përfshirë 7 vjeçaren, Zainad Ansari, dhunimi dhe vrasja e së cilës ka shkaktuar pakënaqësi kombëtare.

Policia e ka gjetur trupin e vogëlueshes Ansari, në mesin e mbeturinave në disktriktin Kasur, në lindje të qytetit Lahore, katër ditë pasi ishte raportuar për humbjen e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hetuesit policorë kanë thënë se ka pasur përputhje të analizave të ADN-së, së tetë trupave të vajzave të vrara me vrasësin serik të identifikuar si Imran Ali, 24 vjeçar.

Qindra qytetarë kanë protestuar, pasi ishte gjetur trupi i vogëlushes Zainab, ndërsa dy persona kanë vdekur, pasi policia ka shtënë drejt tyre për të shpërndarë turmën.

ME TE LEXUARAT