Dënohet bosi i madh shqiptar i drogës Naser Kelmendin

Një gjykatë në Prishtinë e shpalli fajtor dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie Naser Kelmendin, shtetas boshnjak me prejardhje nga Kosova, i cili ndodhet në listën e Shteteve të Bashkuara si një nga bosët ndërkombëtarë të drogës.

Gjykata e shpalli fajtor atë për veprën “posedim i paautorizuar i narkotikëve dhe për shpërndarje”, ndërsa e liroi nga të gjitha akuzat tjera, për krim të organizuar dhe vrasje të një shtetasi boshnjak.

Kliko per me shume info

I arrestuar në maj të vitit 2013 në bazë të një urdhri ndërkombëtar, ai akuzohej për veprat penale krim i organizuar, vrasje e rëndë, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike, prodhim dhe përpunim të paautorizuar të narkotikeve të rrezikshëm.

Akuza e ngarkonte atë si drejtues të një grupi të organizuar kriminal, për vrasjen në vitin 2007 të myslimano-boshnjakut Ramiz Dalaliç, i cili qe bërë një figurë kryesore në krimin e organizuar pas luftës, përfshirë edhe prodhimin dhe përpunimin e 100 kg drogë të tipit heroinë, 150, mijë tabletave “ecstasy”, etj.

Që në fillim të procesit gjyqësor në vitin 2015 ai kishte pohuar se nuk ndjehej fajtor.

Naser Kelmendi i lindur në vitin 1958 në Pejë, në Kosovën perëndimore është cilësuar nga mediet e disa vendeve të Ballkanit si një prej njerëzve kryesor të krimit të organizuar në rajon. Më 1 qershor 2012, nga Departamenti i Thesarit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Naser Kelmendi është identifikuar nën aktin për Bosët e Narkotikëve të Jashtëm, si një trafikant i lëndëve narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.