Demarkacioni, Kuvendi i Kosovës shtyn seancën e jashtëzakonshme

Kosovë&Rajon

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të shqyrtohej Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi është shtyrë për nesër.

Ka qenë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli që ka njoftuar se bashkë me të gjitha grupet parlamentare janë dakorduar që seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin të shtyhet për nesër në ora 10:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai shtoi se janë në rrugë të mirë për konsensus të përbashkët dhe për këtë falënderoi edhe opozitën.“Do ta arrijmë që së bashku të jemi në këtë rrugëtim dhe ti hapim qytetarëve tanë në një të ardhme të afërt”, tha Veseli.

Në marrëveshjen e nënshkruar mes presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, që i është bashkangjitur projektligjit, nënvizohet se pas ratifikimit të demarkacionit në kuvend, të dyja vendet do të rishikojnë vijën kufitare dhe do të bëhen korrigjime nëse ka pasur lëshime.

Marrëveshja për demarkacionin mbështetet edhe nga LDK në opozitë, sipas të cilës, kundërshtimi i deritanishëm ka qenë thjeshtë një humbje e dëmshme kohe. Marrëveshja mbështetet po ashtu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, por jo nga Lëvizja Vetëvendosje. Lista Srpska nuk ka ende një qëndrim të prerë për votimin në Parlament.

ME TE LEXUARAT