Deklarata, reagon eksperti Arben Luzi për aksidentin e ndodhur në Gjirokastër

Eksperti Arben Luzi ka reaguar duke sqaruar lidhur me përmbajtjen e dhënë në emisionin “Stop” më datë 30 Janar, ku bëhet fjalë për një aksident të ndodhur në Gjirokastër.

Nga regjistrimi i bërë nga tezja e viktimës nga ana e tij, është përmendur emri i gjyqtarit Tomor Shkreli.

Kliko per me shume info

Në një reagim Arben Luzi shprehet: Saqroj se ky emër i përmendur nga ana ime, konsiston në faktin se Z. Shkreli, me vendim gjyqësor, ka qenë prezent së bashku me pjesëtar të prokurorisë, policisë dhe ekspertë në ekspertimin hetimor të gjurmëve të frenimit të mjetit, i cili është marrë dhe kontrolluar nga pika e bllokimit të policisë dhe për këtë eksperiment është hartuar një procesverbal. Ky procesverbal është i ruajtur në dosjen penale.

Në lidhje me përmendjen e fjalës “Pazar”, theksoj se kjo fjalë nuk ka vend për fjalinë por kam dashur që të them “AKT” dhe konkretisht “Akti” i parë dhe “Akti” i dytë i ekspertimit. Për këtë deklaroj se unë nuk di që të jetë bërë ndonjë Pazar nga askush me këte akt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.