Dekanët e UT kërkojnë shkarkimin e rektorit Mynyr Koni: Situata është agravuar, nuk shohim rrugë tjetër

Kliko per me shume info

Është duke u mbajtur konferencë për mediat nga 4 dekanë të Universitetit të Tiranës, Dhori kule, Artur Sula, Edmond Rapti, Artan Hoxha.
Në fjalën e tij, dekani Dhori Kule kërkoi shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni. Kule akuzoi rektorin e Universitetit të Tiranës se është përpjekur të kryejë në mënyrë të paligjshme funksione administrative që nuk duhet ti kryejë ai.
“Rektori Koni është përpjekur të kryejë në mënyrë të paligjshme funksione administrive, ka firmosur tendera etj. Këtë prezencë e kanë vërtetuar dhe organet përkatëse. Është futur në kompetenca të të tjerëve.”

Sakaq, ka theksuar se i është kërkuar ministres së Arsimit të nisë procedurat e shkarkimit dhe se nuk kanë marrë asnjë reagim.
“Situata është agravuar, rrugë tjetër të ligjshme nuk shoh”- ka shtuar më tej dekani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.