Degradon sherri Ledri Vula-Dj Blunt: O p*** dil se jemi te dera

Showbiz

Duket se sherri midis Ledri Vulës dhe dyshes Real1 e Dj Blunt, ka filluar të dalë jashtë kontrrollit.

Gjërat po ecnin shumë mirë deri në momentin që Dj Blunt filloi të postojë një seri videosh në Instastory, ku e quante Ledrin k***ë, mosmirënjohës e hipokrit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Blunt shkak i grindjes është bërë bashkëpunimi i këngëtarëve në hitin “Nëse m’don ti” ku Vula u ka kërkuar atyre që të bëjë remix-in e këngës pak para publikimit, duke mos treguar respekt ndaj tyre.

Por reagim i ashpër pas videove ka ardhur edhe nga pala tjetër, ku Faton Shoshi po me video në Instastory ka treguar se ka shkuar me Gjikon ditën e djeshme poshtë pallatit të Dj Blunt e ku ky i fundit nuk ka denjuar as t'u hapë derën. Sherri ka vazhduar edhe sot, ndërkohë që në profilin e tij në Instagram ish-menaxheri i Era Istrefit ka treguar se ka shkuar në derën e shtëpisë së Real1 bashkë me një grup djemsh. Shoshi nuk ka ngurruar ta ofendojë këngëtarin, duke iu drejtuar me “dil te dera p***”.

Për sa kohë që Ledri nuk ka bërë ndonjë reagim mbi ngjarjen, shpresojmë që situata mos të zmadhohet më shumë aq sa të sjellë ndonjë konfrontim mes këngëtarëve.

ME TE LEXUARAT