Dëborë e shi, ja si do të jetë moti sot dhe nesër

Soft

Gjatë fundjavës parashikohet që të ketë reshje në të gjithë territorin e vendit. Sipas Meteoalb, pritet të ketë edhe ulje të temperaturave.

Sonte gjatë natës vranësira të dendura mbulojnë të gjithë vendin duke sjellë reshje shiu gjatë gjithë së shtunës, në të gjithë territorin ndërsa reshje dëbore në 600 m mbi nivel deti. E diela mbetet me vranësira por reshje më të pakta shiu e dëbore, kryesisht në Jug dhe zonat Lindore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Temperaturat do të ulen me 2 – 3°C mesditën e së shtunës ndërsa e diela sjell një tjetër rënie me 2°C në të dy ekstremumet termike të ditës, duke luhatur vlerat e tyre nga –3°C në 12 – 13°C.

ME TE LEXUARAT