FOTO/ Dëbora zbardh Pukën, disa zona pa energji elektrike

Kliko per me shume info

Qyteti i Pukës është zgjuar mëngjesin e sotëm nga reshjet e dendura të dëborës.

Pjesa më e madhe e këtij qyteti është zbardhur, ndërsa reshjet mësohet se do të vijojnë gjatë gjithë ditës.

Kliko per me shume info

Bashkia e Pukës njoftoi se aktualisht nuk ka probleme, ndërkohë që po monitorojnë situatën.
Trashësia e borës në Qafën e Malit ka arritur në 10 cm.

Autoritetet këshillojnë të evitohen lëvizjet në Qafë Mali pa zinxhir.
Po kështu mësohet se nuk kanë ndërhyrë ende borëpastrueset për heqjen e borës dhe akullit nga rrugët. Në zonë janë vetëm elektricistët që po punojnë për rikthimin e energjisë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.