Debati/ Fino: E ke përdorur FSHF-në për politikë! - Duka: Mos ulëri!

Aktualitet

Në studion e emisionit “Të paekspozuarit” janë ngritur tonet, ku kandidati për President të Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino, akuzoi Armand Dukën, për përdorje politike të FSHF-së.

“Duka e di që e ka përdorur FSHF-në politikisht, dhe ka shkelur rregulloren e federatës, ku nuk lejon anësi politike apo fetare. Ka shkuar dhe ka bërë fushatë politike. Pas pune le të shkojë ku të dojë e të votojë këtë dojë, por duke qenë President të shkojë e të marrë pjesë në fushata, kjo nuk tolerohet. Unë do të respektoj statutin e federatës, dhe të UEFA-s.”, – u shpreh Bashkim Fino.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër ka reaguar presidenti aktual i FSHF-së, Armand Duka, i cili e mohoi këtë fakt, ndërsa akuzoi Bashkim Finon se po përdor të gjithë makinerinë politike në këtë garë.

Fino po përdor të gjithë makinerinë politike për fushatë. Unë në asnjë rast nuk e shkel statutin, nuk kam qenë kurrë pjesë e politikës, kam marr pjesë në aktivitete, jo të një partie por të shumë partive, por nuk e kam përdorur asnjëherë FSHF-në për politikë.”, – tha Duka.

Më tej Fino akuzoi Dukën për punësime selektive në FSHF, ku përmendi atë të kryefinancierit të PAA-së, së drejtuar nga vëllai i tij, Agron Duka.

“Kryefinancierin e partisë së vëllait e ke punësuar në FSHF. Po e përdor FSHF-në për politikë, ke shkelur statutin.”- tha Fino, teksa tregoi edhe një foto të Dukës dhe personit në fjalë.

Pas kësaj është përgjigjur Armand Duka duke thënë, se nëse ke punuar në një parti politike nuk do të thotë që të mos punosh në FSHF.

“Mos ulëri si ata nga ajo fushë nga vjen, mos përdor letra por argumente…”, – tha më tej Duka.

ME TE LEXUARAT