‘Dashuro mos vrit’, vajza e komunitetit LGBT ka një mesazh për të gjithë në ditën e të dashuruarve So

Sot është dita e të dashuruarve, miliona çifte në të gjithë botën festojnë Shën Valentinin si një datë e cila i dedikohet dashurisë.

Në vendin tonë megjithëse jo zyrtarisht kjo ditë ka hyrë në kalendarin festiv. Interesantja qëndron në faktin që përtej dhuratave, luleve dhe dedikimeve të dashurisë që çiftet bëjnë për njëri tjetrin asgjë nga këto nuk e mbulon shijen e hidhur që na kanë lënë disa raste në të cilat egoizmi me justifikim dashurinë ka përfunduar në fatalitet.

Kliko per me shume info

Rasti më i freskët i cili bëri bujë të madhe mediatike ishte ai i 21-vjeçares Ariela Murati e cila u vra djali i cili e dashuronte, por ky sigurisht nuk është i vetmi. Anëtarja e komunitetit LGBTI Xheni Karaj ka dhënë një mesazh i cili lidhet pikërisht me këtë shije të hidhur, që raste të cilat për fat të keq vazhdojnë të ndodhin në vendin ku jetojmë.

“Dashuro mos vrit”, është njëri nga mesazhet që Xheni ka dhënë në kontekstin e këtyre ngjarjeve, sot në ditën e të dashuruarve.

Statusi i plotë i përfaqësueses së komunitetit LGBTI Xheni Karaj:

“Gjatë gjithë vitit gratë dëgjojnë t’u thuhet: Kush të rreh të do!

Gjatë gjithë vitit, gratë dëgjojnë t’u thuhet: Fati i gruas janë lotët!

Gjatë gjithë vitit, gratë dëgjojnë t’u thuhet: “Grueja asht shakull për me bajtë”.

Ndërkohë çdo 14 shkurt, gratë shqiptare dëgjojnë t’u thuhet sa shumë i duan burrat i tyre, ato marrin dhurata, lule dhe çokollata.

Afërsisht çdo dy javë gratë vriten prej burrave të tyre me thika, sëpata dhe plumba.

Por dashuria e vërtetë nuk vret! Krimi i pasionit është thjesht krim! Pasioni nuk rreh, as vret!

Kush dashuron nuk ngre dorë ndaj njeriut që do! Kush të rreh NUK të do!

Prandaj Dashuro, Mos Vrit!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here