Krimet e Rënda: Burg ish-drejtorit të Rrugëve, ish-ministri i LSI ndjek gjyqin

Gjykata e Elbasanit ka hequr dore nga vendimi duke shtyre senacen, por ka qene gjykata e krimeve te renda e cila caktoi masën “arrest me burg” për ish-drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Dashamir Xhika, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Xhika, u arrestua për abuzime në ndërtimin e rrugës Tiranë –Elbasan. Ish-funksionari i LSI, bashkë me paraardhësin e tij Andi Toma, akuzohen nga Prokuroria e Elbasanit për abuzime me tendera, dhe dem te shkaktuar shtetit ne vlerën e 5 miliardë lekë.

LEXO EDHE:  Rekomandimi për hapjen e negociatave, ja çfarë shkruajnë mediat hollandeze për Shqipërinë
Kliko per me shume info

Gjatë gjithë kohës që zhvillohej seanca gjyqësore ditën e diel, në sallën e gjyqit qëndronte edhe deputeti i LSI në Qarkun e Elbasanit, Edmond Haxhinasto.

Xhika dhe Toma u arrestuan tri dite me pare gjate nje operacioni ndaj 11 personave te akuzuar per abuzime me fondet e rrugeve.

Sipas hetimit, Toma e Xhika akuzohen per nje dem rreth 5 milione dollare ne lidhje me rrugen Elbasan-Gjinar per te cilen jane dhene parate nga buxheti i shtetit por qe vepra nuk eshte realizuar./lajmifundit.al

Kliko per me shume info

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here