Danjela, fenomeni i “The Voice” na tregon dy dëshirat e saj më të mëdha

Showbiz

Danjela Toçi është një ndër 13-vjeçaret që spikati me vokalin e saj të ëmbël në “The Voice Kids” por edhe për sjelljen, mënyrën e komunikimit dhe modestinë e saj.

Vogëlushja e cila ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut ka qenë e ftuar në “Top Show Magazine” për të na njohur më shumë me ëndrrat dhe dëshirat e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëse një pjesë e mirë e konkurentëve të vegjël ëndërrojnë të fitojnë këtë konkurs, Danjela ka ëndrra akoma më të mëdha por, në “The Voice” ajo ka shumë dëshirë që të argëtohet dhe të krijojë shokë dhe shoqe të reja.

Vogëlushja nga Kukësi është shprehur se ka dy dëshira shumë të mëdha që shpreson t’i realizohen në të ardhmen. E para lidhet me vëllain e saj të vogël, të cilin ajo e ka pikë të dobët. Danjela shpreson se gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet dhe ai të jetë i aftë të shkojë në shkollë si të gjithë fëmijët e tjerë edhe pse ka disa nevoja speciale.

Gjithashu krahas këndimit e ardhmja e saj lidhet me kafshët pasi Danjela dëshrion që kur të rritet të bëhet veterinere dhe të kujdeset e të shërojë të gjitha kafshët e sëmura.

ME TE LEXUARAT