Daçiç për pavaresinë e Kosovës: “Ende nuk ka përfunduar asgjë”

Kosovë&Rajon

Urimeve për festën e pavarësisë së Kosovës i është bashkuar edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç. Por, kësaj radhe siç ka thënë, me një notë nga Burundi, e cila ka arritur dy ditë më parë, e cila sipas Beogradit, ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Daçiç, në konferencë të jashtëzakonshme, tha se kjo tregon që asgjë nuk ka përfunduar.

“Kanë kaluar dhjetë vjet dhe përkundër mbështetjes së fuqive të mëdha perëndimore Kosova është larg të jetë ndërkombëtarisht e njohur. Kosova nuk është anëtare e OKB-së, OSBE-së apo Këshillit të Evropës, pra Kosova nuk është anëtare e organizatave më të rëndësishme.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Daçiç tha se Serbia megjithatë është e gatshme të kthehet në Bruksel, por Kosovën si shtet nuk do ta pranoj kurrë.

“Kanë kaluar pesë vjet që kur kam firmosur marrëveshjen e Brukselit me Hashim Thaçin e Catherine Ashton, por ende nuk kemi asociacionin e komunave serbe. E dini që Serbia është për dialog, por pa marrëveshje, me Serbinë kjo është e kot.”

Në Serbi janë paralajmëruar aktivitete të ndryshme ku do të flitet kundër pavarësisë së Kosovës.

ME TE LEXUARAT