Daçiç: SHBA do na ndihmojë ta zgjidhim problemin me Kosovën

Zëvendës Kryeministri serb dhe Ministri i Jashtëm, Ivica Daçic po vazhdon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas “Lutjeve të Mëngjesit’, ku ka pasur takime të rëndësishme me zyrtarët amerikan.

Kryediplomati serb pohoi se kishte një takim jashtëzakonisht të mirë me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson.

Kliko per me shume info

“Ne duam të rivendosim marrëdhëniet tona dhe të kërkojmë interesat e përbashkëta dhe të gjejmë zgjidhjen adekuate se si SHBA-ja mund të na ndihmojnë në arritjen e qëllimeve tona kryesore – kjo ka të bëjë me stabilitetin, paqen në rajon dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura”, tha Daçic, përcjell Telegrafi.

Ai ndër të tjera ka përmendur  Tillerson-it, përpjekjet, siç ka thënë për të zgjidhur përgjithmonë problemin e Kosovës.

“Mendoj se ata i dëgjuan me kujdes të gjitha argumentet tona”, tha Daçiq.

“Duke pasur parasysh se ky ishte takimi i parë i tillë, unë mund të vlerësoj vetëm se ishte shumë i mirë dhe se na jep shpresë të madhe që do të kemi bashkëpunim të suksesshëm në periudhën e ardhshme”, përfundoi Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë.

Ndryshe, në “Lutjet e Mëngjesit, në Washington, ishin të pranishëm edhe Thaçi, Haradinaj e ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.