“Shihemi në Gjyq është banalitet”, Eni Çobani i përgjigjet “ashpër” Agron Llakajt

Një ditë më parë Agron Llakaj e qujati banale rubrikën “Shihemi në gjyq”, të Eni Çobanit tek “E diela shqiptare”. Teksa foli në emisionin radiofonik “Chaud Patate’ ai e cilësoi rubrikën si më banale të emsionit.

“Në qoftëse ka një pjesë banale te Ardit Gjebrea është pikërisht gjyqi i Eni Çobanit. Dhe si të tillë unë e kam marrë gjetje për të demaskuar këtë lloj gjyqi, pasi ajo mund të jetë avokate e së drejtës, por ajo është një banalitet. Dhe duke u nisur populli kështu si jemi ne, që i ka sytë te ekrani për punë dhe të ardhme, këtë do ta quaja banalitet, varfëri shpirtërore e njerëzve që nuk kuptojnë se çdo të thotë të ndërtosh të ardhmen”, ka thënë Llakaj.

Kliko per me shume info

Ndërsa pas kësaj ka reaguar juristja Eni Çobani e cila është shprehur se të jesh i lirë është e drejtë themelore e çdo kujt që vjen në jetë, por të jetosh dhe të flasësh si njeri i lirë është virtyt dhe vlerë

“Të jesh i lirë është e drejtë themelore e çdo kujt që vjen në jetë, por të jetosh dhe të flasësh si njeri i lirë është virtyt dhe vlerë. Faleminderit Tv Klan për lirinë që më fal çdo ditë”, ka shkruar Eni, që kuptohet mirë se ky mesazh është në adresë të Llakajt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.