“Çmendet” miliardieri, shpenzon 9 milionë dollarë për targën e makinës

Biznesmeni nga Dubai, Balëinder Sahani pronar i RSG International, një kompani e pasurive të paluajtshme me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt, Indi dhe Shtetet e Bashkuara.

Së fundmi biznesmeni është vënë në vëmendje të medias pasi vendosi të shpenzojë rreth 9 milionë dollarë për targën e makinës së tij më fundit super luksoze e cila mban vetëm numrin 5.

Kliko per me shume info

“Më pëlqen të grumbulloj targa unike dhe unë jam krenar që kam marrë këtë numër. Më pëlqen numri 5, kështu që zgjodha këtë numër këtë rradhë për këtë makinë”, tha biznesmeni.

“Unë kam mbledhur 10 targa makinash të personalizuar sipas numrave të mi të preferuar dhe unë pres që të kem më shumë, është një pasion”, shtoi ai.

Në vitin 2008, një biznesmen tjetër i Emiratit Saeed Al Khouri shpenzoi 52 milion dollarë për targën e Numrit 1 në Abu Dhabi, i cili deri tani mban rekordin për targënmë të kushtueshme në Emiratet e Bashkuara Arabe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.