Kujdes! Cigarja elektronike shkakton kancer

Sipas një studimi të kryer së fundmi, cigarja elektronike rrit rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Studiuesit e Universitetit të Nju Jorkut arritën në përfundimin se tymi i cigares elektronike nxit kancerin e mushkërive dhe atë të fshikëzës, si dhe sëmundjet e zemrës.

Kliko per me shume info

Megjithatë, studiuesit thonë se ky studim duhet thelluar për të patur një përgjigje përfundimtare.

Cigarja elektronike lëshon nikotinë pa djegur duhan. Kjo nikotinë e thithur nga cigarja elektronike mund të kthehet në kimikat të rrezikshëm për organizmin.

E konsideruar deri tani si një alternativë më e shëndetshme e duhanit, cigarja elektronike përdoret nga 18 milionë njerëz në SHBA.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.