EMRAT/ Arrestohet çifti shqiptar në Itali, 46-vjeçari “kapo” i organizatës së drogës

Kliko per me shume info

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar dhe gruan e tij gjatë një operacioni anti-drogë në Bolonja.

Në pranga ka përfunduar Ylli Seferi, 46 vjeç dhe gruaja e tij Valbona Qemalli, 45 vjeçe, pasi ishin arratisur gjatë një operacioni anti-drogë në 31 janar ku ishin lëshuar 21 urdhër-arreste për pjesëtarët e dy organizatave të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Kliko per me shume info

Dy shqiptarët ishin pjesë e një grupi me bazë në Castellarano dhe luanin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës, njoftojnë mediat italiane.

Sipas hetuesve 46-vjeçari ishte kreu i organizatës dhe në marrëveshje me furnitorët e kokainës nga Holanda caktonte çmimet dhe kishte kontakte me kreun e një tjetër grupi për trafikun e hashashit.

Arrestimi i çiftit shqiptar erdhi pas gjurmimit të telefonit kur po shkonin në Brennero. Gjatë kontrollit policia italiane gjeti dhe sekuestroi rreth 60 mijë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.