Çfarë thotë ambasada britanike për refuzimin e vizës së kryeministrit Haradinaj

Ndërkohë që ditë më parë refuzmi i dhenies së vizës amerikane kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për të marrë pjesë në “Lutjet e mëngjesit, zuri vendin qendror të lajmeve mediatike kosovare, një tjetër raportim me këtë temë është shfaqur ditët e fundit.

Këtë herë ajo lidhet me Ambasadën britanike në Kosovë dhe kërkesën që ka depozituar për vizë kryeministri Haradinaj, i cili ka planifikuar të marrë pjesë në një takim të BERZH-it, aktivitet që mbahet javën e ardhëshme.

LEXO EDHE:  Sulmi në Toronto, 10 akuza për vrasje ndaj të dyshuarit
Kliko per me shume info

Në raportimin nëse edhe kjo Ambasadë ja ka refuzuar dhenien e vizës Kryeministrit, sikurse kanë raportuar disa media, apo nuk do të bëj të njejtin veprim si homologia e saj amerikane, gazeta “Zeri” i është drejtuar Ambasadës së Britanisë në Kosovë për të marrë një përgjigje zyrtare.

“Ne nuk komentojmë mbi aplikacionet individuale për viza”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës, ndërkohë që nga stafi i Kryeministrit thanë se rasti është ende në procedurë

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here