Çfarë e shkakton divocin? Ja dy arsyet kryesore

Soft

Është gjë e vështirë të fillohet një familje. Do të ballafaqoheni me konflikte, kriza, dyshime – por këto janë në rregull.

Nëse dini si të reagoni, ju do ta kuptoni se nuk është tragjedi por nivel i ri në lidhjen tuaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me qëllim që të keni sa më pak probleme në lidhje dhe të zvogëlohen rreziqet e divorcit, më poshtë i keni disa nga faktorët më të rrezikshëm që mund ta shkatërrojnë një martesë dhe mënyrën si të ballafaqoheni me to.

1: Vendimet e nxituara sa i përket martesës

Shkencëtarët e Universitetit Utah pohojnë se femrat që kanë pasur më pak se tre partnerë para martesës, priren të shkurorëzohen më shpesh sesa femrat e moshës së njëjtë që kanë pasur më shumë partnerë.

Kjo ndoshta është më shumë për faktin se vajzat e reja ndonjëherë martohen vetëm se mendojnë që janë çmendurisht të dashuruara. Por, si ligj i natyrës, kjo ndjesi përfundon shpejt.

Çfarë të bëni? Martesa është e vështirë, zgjatë tërë jetën dhe nuk është gjithmonë e kënaqshme. Nëse vendosni të martoheni, duhet ta kuptoni mirë: “Po marr përgjegjësinë për të qenë në lidhje, dhe jam e gatshme të punojë për të mos dështuar lidhja”.

2: Detyrat rutinore të shtëpisë

Psikologjia moderne beson se rregullat rigoroze në shtëpi mund të jenë gjithashtu shkaktar të shkurorëzimit. Një rregull i tillë lë përshtypjen e një pune të dytë, jo të një shtëpie komode.

Çfarë të bëni? Bëhuni kreativë! Mundohuni që ‘traditat’ dhe detyrat rutinore t’i shndërroni në lojëra emocionuese që të dy. Merreni me lehtësi! Trajtojeni veten duke porositur picë ose të shkoni në darkë në vend se të gatuani.

ME TE LEXUARAT